Connect with us

SPORT

Ylli i Belgjikës pritet të jetë trashëgimtari i nr. 7 te Real Madrid

Published

on

Presidenti i Real Madrid raportohet se ka vendosur se cilin lojtar do që të zëvendësojë Cristiano Ronaldo-n pas largimit të tij të mundshëm tek Juventus, me yllin e Chelsea-t Eden Hazard në krye të listës.

Ronaldo pritet t’i bashkohet së shpejti Juve-s për 100 mln euro me portugezin që pritet të fitojë 30 mln euro në sezon.

Sipas Diario Gol, shefi i Bernabeu-t i ka dhënë fund ndjekjes së pashpresë të Neymar dhe i ka vënë syrin Hazard, i cili pritet të trashëgojë fanellën e famshme me nr. 7.

Belgu, i cili deri tani ka refuzuar të rinovojë kontratën me Chelsea-n dhe thuhet se kërkon të largohet nga Stamford Bridge, ka kohë që është në radarin e Los Blancos, trnasmeton Telesport.

Perez thuhet të jetë bindur nga paraqitja fantastike e 27-vjeçarit në Kupën e Botës. Nuk do të ishte hera e parë që ai blen një lojtar që shkëlqen në Botëror, pasi më parë e ka bërë me James Rodriguez dhe Mesut Ozil.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com