Connect with us

KOSOVË

Alma Çoçaj fiton bursën e PriFest dhe Sarajevo Film Academy

Published

on

Është studentja e regjisë Alma Çoçaj nga Ferizaji, që fiton bursën për studime bachelor të cilën Sarajevo Film Academy dhe PriFest.

Bursa e fituar mundëson studimet e plota bachelor tre vite për studenten Çoçaj, në këtë institucion prestigjioz të filmit që gjendet në Sarajevë, Bosnje e Hercegovinë dhe shuma e plotë është 25,500.00 Euro.

Përfituesja e kësaj burse do të ketë mundësi të ndjekë ligjerata nga profesorë me renome nga mbarë bota, të prodhojë filma gjatë studimeve, si dhe të ndjekë shumë punëtori speciale të organizuara nga Akademia me mysafirë profesionistë, emra shumë të njohur të kinematografisë botërore. Në vitet e kaluara ligjerues në seminare kanë qenë: Juliette Binoche, Tilda Swinton, Bella Tarr, Gael Garcia Bernal, Agnieszka Holland, Gus Van Sant, Abel Ferrara, e shumë të tjerë.

Me këtë rast Çoçaj deklaroj “Isha në kërkim të dritares, të cilën PriFest e hapi për mua. Lajmi se u pranova të vazhdoj studimet në Sarajevë dha tek unë shpresën se duhet të vazhdoj këtë rrugëtim dhe të mos ndalem. Poashtu, më dha ndjenjën se në Kosovë ka njerëz të cilët dëshirojnë të na përkrahin me vullnetin dhe punën që bëjnë, PriFest është Festivali që gjithmonë reflekton energji pozitive tek unë. Andaj ndihem shumë Falenderuese! Tani është një hap i ri, dhe një përvojë e re e cila më pret, e të cilën do e shfrytëzoj në aspektin produktiv! Nga Sarajeva pres shpërthimin e asaj që është dhe do të gatuhet brenda këtyre 3 viteve që më ofrohen përmes kësaj burse!”.

Vitin e kaluar ishte studenti Sovran Nrecaj që e fitoi të njejtën bursë.

Kjo burse ndahet për here të dytë nga  Sarajevo Film Academy dhe PriFest.- njofton klanKosova.

 

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com