Connect with us

KOSOVË

Arrestohet i dyshuari për kërcënim dhe haraç ndaj teologut kosovar

Published

on

Policia e Kosovës e ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënim ndaj profesorit të shkencave islame, Mustafa Bajramit, njofton Klan Kosova.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani.

Hashani po ashtu ka bërë të ditur se të dyshuarit nga prokurori i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Përndryshe, Bajrami më herët gjatë ditës së sotme kishte bërë një postim në Facebook, duke thënë se i kanë kërkuar haraç prej 35 mijë eurosh nën kërcënimin se do ta vrisnin në rast se nuk e paguan atë.

Madje ai kishte pohuar se kjo shumë ishte zvogëluar falë ndërmjetësimit të një personi të njohur publik.

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v3.1’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

LAJMËRIM PUBLIK!HARAÇI ME GJAK VAZHDON NË KOSOVË!(Viktima e fundit jam unë dhe familja ime e dhashtë Zoti të jemi të…

Publiée par Mustafa Bajrami sur Jeudi 9 août 2018

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com