Connect with us

LAJME

Aventura 40 ditore për në haxh me biçikleta, “vetëm dy ditë kemi paguar hotel” (FOTO)

Published

on

 

Shkuarja në haxh me biçikleta nga dy tetovarët, Amir Asllani dhe Senat Idrizi ka bërë xhiron e mediave të vendit dhe botës. Distanca Shkup – Mekë prej 4.000 kilometrave, nuk i kishte trembur për ta realizuar ëndrrën e tyre. Përveç realizimit të shtyllës së pestë të islamit, dy çiklistët kanë pasur dhe një aventurë 40 ditore të jashtëzakonshme, të cilën do ta mbajnë mend gjatë tërë jetës. Në një rrëfim ekskluziv për Portalb.mk, Asllani rrëfen për rrugën aventureske dhe peripecitë gjatë udhëtimit, ndërkaq tregon dhe për mikpritjen që ua kanë bërë banorët e qyteteve përskaj të cilëve ata kanë kaluar.

Senad Idrizi dhe imami Amir Asllanin u nisën nga Tetova me 23 qershor, ndërsa plotë 40 ditë kanë udhëtuar nga Maqedonia, Shqipëria, Greqia dhe janë ndalur për një pushim në Turqi, që më pas të vazhdojnë dhe në Jordan, në pikën ku ata u obliguan që të ktheheshin në Maqedoni për shkak të mospasjes së vizave.

Ndonëse i lodhur nga rruga, Asllani nuk ngurroi të na tregojnë për udhëtimin e tij bashkë me shokun e tij Senadin, i cili sapo ka ardhur nga haxhi, ka filluar me punë si avokat.

“Jemi nisur pa e ditur se si do të kalojmë rrugës, kemi bërë plane për dy vite, ndërsa jemi munduar që gjatë rrugës të pajisemi me të gjithë gjërat e duhura. Ajo çka në ka befasuar ka qenë mirëpritja në çdo qytet. Lirisht mund të them se kam qenë i befasuar për mbi 40 ditë rrugë vetëm në dy netë kemi paguar hotel për të fjetur, në çdo qytet duke filluar nga Struga , Dibra e Fieri dhe Gjirokastra na kanë siguruar qytetarët ushqim dhe vend për të fjetur, nuk ka qenë asgjë e planifikuar dhe çdo gjë ja kemi lënë rastësisë dhe falë njerëzve human dhe dashamirës në kemi mundur që të ushqehemi dhe të sigurojmë fjetje, ajo çka është më befasuese është se në të gjitha qytetet që kemi kaluar ka pasur njerëz që na kanë pritur me shumë respekt”, rrëfen për Portalb.mk Asllani.

Asllani duke kujtuar momentet e udhëtimit, ai rrëfen që pasi që kanë kaluar Maqedoninë, Shqipërinë dhe Greqinë, janë ndalur në Stambull të Turqisë, ku siçthotë ai, atje janë pritur me shumë dashuri nga shumë qytetarë dhe shumë institucione, duke përfshirë dhe krerë komunash.

“Udhëtimi jonë ka qenë shumë i rehatshëm, nuk kemi pasur asnjë problem. Kemi qenë mirë me shëndet dhe biçikletat nuk na kanë bërë ndonjë problem. Në Stamboll kemi bërë një servisim të tyre dhe ajo na ka ndihmuar që të mos kemi probleme”, thotë Asllani.

Udhëtim i tyre nga Turqia ka vazhduar për në vendin e shenjtë Meke, ku ata është dashur të kalojnë në Aman, por për shkak të ndërprerjes së transportit detar që nga vitit 2013 kur është paraqituri i ashtuquajtur Shteti Islamik (ISIS), janë drejtuar për në Jordan që më pas prej atje të arrijnë në Arabinë Saudite. Ata kanë udhëtuar 350 kilometra në Jordan, por aty është dashur të qëndrojnë edhe dy javë me qëllim që të pajisen me viza. Pas qëndrimit dyjavor, ata nuk kanë mundur të futen në Arabinë Saudite dhe janë detyruar që të kthen përsëri në Turqi dhe më pas në Maqedoni.

…ne pritje te vizave #hajjride2018

Gepostet von Hajj Ride am Sonntag, 5. August 2018

Duke i humbur shpresat e tyre se nuk do të mund të realizojnë ëndërr e tyre, ata 18 gusht ata janë ftuar nga Ambasada Arabisë Saudite në Shqipëri për të marrë vizat.

Amir Asllani thotë se në Shqipëri kanë shkuar më 18 gusht dhe nga aty për në Stamboll janë nisur me aeroplan tjetër për në Meke.

“Ishte fat për ne. Nuk e besoja se do të merrnim vizat në moment të fundit. Kur kërkuam ne, na u tha se keni ardhur shumë herët dhe më pas ndodhi kjo çka ndodhi. Ne plotësuam kushtin e pestë islam, shkuarjen në haxh, kjo ishte një ëndërr dhe ne këtë e realizuam me shumë dëshirë, e bëmë një shembull që kush se ka bërë më parë dhe shpresojmë se do të motivojmë shumë te tjerë që ta realizojnë të njëjtën”, shprehet Asllani.

Asllani thotë se më parë, një person nga Bosnja dhe Hercegovina e ka kryer haxhin duke ecur në këmbë nga vendi i tij, ndërkaq ai bashkë me shokun e tij për herë të parë kanë shkuar në haxh nga një vend i Ballkanit Idrizi dhe Asllani, treguan se dëshira e tyre ka qenë që të arrijnë në Mekë pas një udhëtimi në 3 kontinente dhe 6 vende dhe të luten për myslimanët.

Gepostet von Hajj Ride am Donnerstag, 2. August 2018

Haxhilerët tetovarë me biçikleta mbërrijtën në Stamboll (VIDEO)

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com