Connect with us

LAJME

CIVIL: Fantomët dhe personat e vdekur ende figurojnë në Listën Zgjedhore

Published

on

Problemi me të cilin Maqedonia është përballur vazhdimisht në zgjedhje, përsëri është aktual. Ashtu siç thonë nga OJQ CIVIL, fantomët janë kthyer dhe mirë janë “vendosur” në adresat e qytetarëve, ndërkaq personat e vdekur ende figurojnë në Listën Zgjedhore, njofton Portalb.mk.

“Gjatë ditës së parë të kontrollit publik të Listës Zgjedhore me rastin e referendumit, deri te CIVIL kanë ardhur dhjetëra paraqitje për problemin. Problemet e vjetra, edhe pse na sigurojnë politikanët edhe KSHZ, ende janë evidente. Kjo është thirrje deri te qytetarët dhe të paraqiten deri te CIVIL”, thuhet në reagim.

Ata thonë se në një rast, një qytetar u ka shkruajtur se “menjëherë është lajmëruar në KSHZ që t’i lajmërojë disa “mysafirë të paparalajmëruar” në adresën e tij, megjithatë prej atje, ashtu sikur herët e kaluara të zgjedhjeve e kanë drejtuar deri te MPB. Votuesit përsëri e dëgjojnë rrëfimin e vjetër: çdoherë dikush tjetër është përgjegjës”.

CIVIL i fton qytetarët që ta kontrollojnë listën zgjedhore dhe t’i paraqesin parregullsitë në e-mail adresën: civil@civil.org. Siç thonë ata në paraqitje duhet që t’i tregoni emrat, mbiemrat dhe adresën e personave që realisht jetojnë në një adresë të caktuar dhe emrat dhe mbiemrat e personave që nuk jetojnë, por janë të regjistruar. Gjithashtu, në disponim është edhe numri 02 / 520 91 76 prej ora 09:00 deri në orën 17:00, çdo ditë pune.

Njëkohësisht CIVIL i fton institucionet që të reagojnë më thjeshtë në zgjidhjet e rasteve të paraqitura nga qytetarët.

Kontrollin e Listës Zgjedhore mund ta bëni në linkun e mëposhtëm.

Referendumi për emrin, KSHZ tregon sa është numri i votuesve dhe si do të votojë diaspora

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com