Connect with us

SPORT

Inter, Nainggolan kthehet në një mister

Published

on


Duke luajtur një miqësore në fillim të sezonit në Zvicër, Radja Nainggolan ka pësuar një dëmtim muskulor. Pas shqetësimeve të para, vizitat e zakonshme kanë qetësuar ambientin, sepse problemi nuk ishte serioz dhe pushimi dukej se do të ishte vetëm për dhjetë ditë.

Por diçka nuk ka shkuar siç duhet ose ndoshta i është shtuar ndonjë problem tjetër. Sepse “Ninja” është akoma i dëmtuar, do të humbas edhe ndeshjen miqësore me Atletico Madrid dhe ndoshta mund të mos jetë në dispozicion të Spallettit për ndeshjen e parë të kampionatit me Sassuolon, që do të luhet më 19 gusht.

Belgu ka qenë një nga goditjet e mëdha të merkatos së Interit, që ka paguar 24 milionë euro. Nainggolan është duke ndjekur një program të personalizuar që duhet ta ndihmojë atë të rikuperohet më shpejt. Tani në mendjen e belgut është ndeshja me Sassuolon, e para në Seria A 2018-2019 për zikaltrit.



Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com