Connect with us

LAJME

Ja sa gjatë duhet të pritni në kufi për ta lëshuar shtetin!

Published

on

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.

Sot në mëngjes në vendkalimin kufitar Tabanoc është rritur numri i automjeteve, ku koha e pritjes për dalje prej shtetit është prej 15 deri në 30 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme dhe shpejtësi të përshtatur të lëvizjes si dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë

.

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com