Connect with us

SPORT

Marseille-Touluse, ky rezultat mungon prej 11 vitesh

Published

on


Sezoni i ri i Ligue 1 do të hapet mbrëmjen e kësaj të premteje me Marseille që do të presë Toulouse në “Stade Velodrome”. Vendasit do të jenë favoritë për të marrë tri pikët pas paraqitjes së mirë të bërë në kampionatin e kaluar.

Skuadra e Garcia-s nuk ka qenë shumë aktive gjatë kësaj vere në merkato, duke shpenzuar më pak se 50 milionë euro. Një situatë kjo që ka zhgënjyer tifozët, edhe pse drejtuesit e klubit premtuan dy sezone më parë se do të shpenzonin të paktën 80 milionë euro në sezon.

Toulouse, nga ana tjetër, ka shpenzuar 24 milionë euro, duke marrë 8 lojtarë të rinj në ekip. Për sa i takon statistikave për këtë ndeshje: Toulouse e ka mundur Marseille vetëm një herë që nga 2012-a. Herën e fundit që këto dy skuadra janë ndeshur në “Stade Velodrome”, vendasit fituar 2-0. Tolouse nuk fiton në fushën e Marseille prej 11 vitesh.



Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com