Connect with us

LAJME

Mashtrimet me ushqim, qebapë dhe qofte të mishit të pulës janë shitur si të derrit dhe viçit

Published

on

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në marketet  e Maqedonisë ka zbuluar  mish të bluar për qebapë dhe qofte me mish pule i cili është deklaruar si i derrit, i viçit apo i përzier (mish viçi dhe derri).

Mishi është tërhequr nga shitja, ndërsa operatorët e ushqimit janë dënuar me para,  nga 5.000 euro si subjekt juridik, përkatësisht me nga 1.700 euro personat përgjegjës në kompani.

Siç deklaroi për MIA-n drejtori i AUV-së, Zoran Atanasov, kontrollet janë zbatuar në maj të këtij viti, por vazhdojnë  që të mbrohen konsumatorët dhe të ruhet cilësia e prodhimeve.

“Te pesë operatorë me ushqim konfirmuam se nuk e deklarojnë përdorimin e mishit të shpendëve, ndërsa e vendosin në qebapë ose qofte. Tani atë e ndërpremë. Kemi bërë kontroll direkt  në shitje kur për herë të parë e konfirmuam lëshimin e tillë. Kemi marrë mostra nga mishi në markete,  ndërsa rezultatet që i morëm nga analiza e ADN-së për origjinën, nga cila kafshë është, ishin pozitive. U konfirmua se në ato prodhime është përdorur mishi i shpendëve”, tha Atanasov.

Operatorët nuk e kanë ditur se janë marrë mostra për analizën. Hulumtimi është përsëritur edhe njëherë, direkt nga  linja prodhuese. Rezultatet atëherë janë konfirmuar edhe njëherë.

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com