Connect with us

LAJME

Milot, 14-vjeçari humb jetën teksa lahej në lumin Mat

Published

on

Një 14-vjeçar është mbytur teksa po lahej në lumë. Ngjarja tragjike ka ndodhur një ditë më parë në vendin e quajtur, “Ura e Zogut”, në lumin e Matit, ku adoleshenti emri i të cilit nuk bëhet me dije po lahej së bashku me disa shokë.

Shokët e tij dhanë alarmin tek të afërmit e viktimës të cilët njoftuan policinë. Pas disa orësh, polumbarët arritën të gjejnë trupin e pajetë të minorenit.

Ky lum shfrytëzohet nga banorë të Milotit, Rrëshenit dhe fshatrave përreth edhe për t’u larë, por hedhja nga ura mendohet të jetë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com