Connect with us

LAJME

Ndalohen mallra kontrabandë në doganën e Hanit të Hotit

Published

on

Dega Doganore e Hanit të Hotit në Shkodër ka kapur një sasi të mallrave kontrabandë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimi Doganor janë gjetur të fshehura në një automjet mallra të padeklaruara, me synim për të futur në territorin shqiptar kontrabandë nga Mali i Zi.

“Pronari i mjetit me inicialet B.B., u arrestua dhe u sekuestruan mallrat e zbuluara si cigare Trokadero 433 paketa, verë e kuqe, si dhe mallrat e tjera ushqimore dhe detergjente që duhet të paguajnë akcizë dhe taksë doganore.

Bazuar në nenet 172 dhe 174 të Kodit Penal, nga Shërbimi Doganor i kësaj Dege, u krye arrestimi i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër për hetime të mëtejshme,”-njofton policia.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com