Connect with us

SPORT

Newcastle-Tottenham, “Spurs” kanë një problem në muajin gusht

Published

on


Newcastle dhe Tottenham do të përballen pasditen e së shtunës në javën e parë të Premier League. Skuadra e Bentiez ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit të kampionatit të kaluar, por ka humbur vetëm një në nëntë takimet e fundit që kanë luajtur në shtëpi (5 fitore, 3 barazime, 1 humbje). Ndërkohë, Tottenham do ta fillojë këtë sezon nën presion, në aspektin ekonomik, për shkak të stadiumit të ri, dhe në atë sportiv, duke parë se nuk fitojnë një trofe prej dhjetë vitesh.

Pas vetëm një humbje të pësuar në 10 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në transfertë (6 fitore, 3 barazime, 1 humbje) dhe një fitoreje 2-0 të marrë sezonin e kaluar në fushën e Newcastle, lojtarët e Pochettino duhet të ndihen mirë para këtij takimi. Gjithsesi, ata kanë patur vështirësi në gush dhe kanë grumbulluar mesatarisht 1.4 pikë për ndeshje në këtë muaj në katër vitet që trajneri argjentinas ka qenë në drejtim të skuadrës.

Nga ana tjetër, Newcastle nuk e fiton ndeshjen hapëse të kampionatit që nga sezoni 2012/13, kur kanë mundur pikërisht Tottenham 2-1. Hera e fundit që këto dy skuadra kanë dalë barazim 0-0, ka ndodhur 77 vite më parë, në gushtin e 1971-it. Nëntë nga dhjetë përballjet e fundit mes këtyre dy ekipeve kanë sjellë mbi 1.5 gola në pjesët e dyta.



Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com