Connect with us

LAJME

Policia arrestoi tre veta nga Likova, ja përse?

Published

on

Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka ngritur padi kundër tre personave nga fshati Mateç, Komuna e Likovës. Sipas policisë ata kanë rrahur dy persona të punësuar si sigurim, që të bëjnë kontrollimin e orëve të rrymës.
“SPB Kumanovë ka ngritur pdi penale kundër I.Z. (40), S.Z. (47) dhe F.Z. (23), të gjithë nga fshati Mateç, Komuna e Likovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘sulm kundër personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve nga sfera e sigurisë”.

Më datë 21.07.2018 rreth orës 20 e 10 minuta në fshatin Mateç, të pandehurit kanë kërcënuar me armë, e pastaj fizikisht kanë rrahur dy të punësuar në agjencinë për sigurim, që kanë kryer kontroll të instrumenteve matëse të rrymës, si dhe ndaj një banori të fshatit që ka dashur ta pengojë sulmin”, njoftoi ministria e brendshme.

.

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com