Connect with us

SPORT

Ancelotti: Mbrojtja nuk është në krizë, ndaj Fiorentinës për 3 pikët

Published

on


Pas disfatës së rëndë dy javë më parë ndaj Sampdoria në kampionat (3-0) skuadra e Napolit përgatitet për sfidën e radhës, atë ndaj Fiorentina, që skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti do të luajë në stadiumin “San Paolo”, para tifozëve të saj. Trajneri kërkon të eliminojë polemikat pas humbjes së fundit. “Grupi është i kompletuar dhe pothuajse të gjithë janë gati. Edhe ata që kanë luajtur shumë minuta me kombëtaret do të jenë gati për sfidën ndaj Fiorentinës”, tha Ancelotti.

Skuadrën napoletane e pret një javë e fortë, pasi do të luajë edhe në Champions League të martën. “Fillimisht mendojmë për ndeshjen ndaj Fiorentinës, pasi na duhen 3 pikët pas humbjes së fundit dhe më pas do të mendojmë për takimin ndaj Crvena Zvezda. Ekipi i Fiorentinës është një rival i fortë dhe këtë gjë e ka konfirmuar në kampionat. Duam të fitojmë për t’u hakmarrë për atë humbje dy javë më parë dhe të gjithë janë të karikuar”, u shpreh më tej trajneri Ancelotti.

Trajneri shprehet se problemet në mbrojtje janë evidente, por duhen eliminuar dhe nga ndeshja në ndeshje situata do të jetë ndryshe. “Unë nuk mendoj se jemi defiçitarë në fazën mbrojtëse. Shumë shpejt do të fitojmë sigurinë dhe do të jemi më solidë. Kemi shumë elementë në organikën tonë dhe të gjithë mund të japin diçka për të kompletuar 100% këtë repart. Ne duam të luajmë për të argëtuar tifozët që do të vijnë në stadium për të na mbështetur”, deklaroi Ancelotti.



Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com