Connect with us

KOSOVË

Disa fakte rreth votës pro liberalizimit të vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian

Published

on

Parlamenti Evropian ka votuar të enjten pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Pro heqjes së vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj kanë votuar 420 deputetë të Parlamentit Evropian, 186 ishin kundër dhe 22 absetime.

Ju sjellim disa fakte interesante rreth votës sot, në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave me Kosovën, të cilat i ka publikuar profesor Besnik Pula.

1. Shumica e deputetëve nga vendet që e njohin Kosovën kanë votuar për.

2. Deputetët nga Rumania dhe Sllovakia kanë dhënë më shumë vota për se sa kundër.

3. Nga vendet që e njohin Kosovën, Franca dhe Holanda kanë dhënë më shumë vota kundër se sa për.

4. Nga shumë vende që nuk e njohin Kosovën, votat për kanë ardhë kryesisht nga deputetë të së majtës, social-demokratët dhe të gjelbrit (sidomos nga Greqia, Portugalia dhe Spanja).

5. Grupi i të gjelbërve ka qenë uniform në dhënien e votës PËR, pavarësisht prejardhjes së deputetit.

6. Grupi i të djathtëve popullsitë ENF (Europe of Nations and Freedom) ka qenë uniform në dhënien e votës kundër, pavarësisht prejardhjes së deputetit.

7. Në votat kundër janë përfshirë edhe deputetët të vendeve që e kanë njohur Kosovën si; Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermani.

Kujtojmë se pas kalimit edhe të kësaj faze, Kosovës do t’i duhet të kalojë edhe një fazë tjetër tejet të rëndësishme, e që është ajo e Këshillit të Ministrave e në të cilën duhet të sigurohet shumica e kualifikuar e votave të shteteve anëtare, shkruan Telegrafi.

Sipas Artan Muratit nga Instituti Demokratik i Kosovës, mbledhja e Këshillit të Ministrave mund të mbahet muajin e ardhshëm.

KËTU mund të shikoni mënyrën se si kanë votuar shtetet, veç e veç, pro dhe kundër liberalizimit të vizave për Kosovën./Telegrafi

.

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com