Connect with us

LAJME

Francë, kapet 1 mln euro drogë me flamurin shqiptar

Published

on

Rreth 104 kg kanabis dhe 984 gram heroinë të pastër në pronësi të një grupi shqiptarësh  raportohet të jetë kapur nga polcia franceze. Mediat vendase raportojnë se   kanabisi  dyshohet se vinte nga Shqipëria. Lënda narkotike me flamurin shqiptar u zbulua gjatë një aksioni të policisë në një apartament në “42 Avenue Berthelot”, pas 4 muajsh vëzhgimi dhe hetimesh.

Policia mori informacion se në një banesë kryej trafikim i lëndëve narkotike nga shqiptarët, pas arrestimit të një azilkërkuesi, i cili kishte çelësat e banesës dhe iu sekuestruan 10,000 euro të dyshuara si të përfituara nga trafiku i heroinës. Ai u dënua me 3 vite burg.

Trafikantët, duke imagjinuar ndoshta se policia nuk do të kërkonte në të njëjtën adresë dy herë, vazhduan ta përdornin banesen për trafik droge. Por, apartamenti ishte këtë javë skena e një konfiskimi rekord për policinë lokale, me një stok të kanabisit bimor dhe heroine me një vlerë tregu prej një milion euro.

Policia mblodhi informacionin se një apartament në distriktin e shtatë përdorej si një depo nën mbikëqyrjen e një shtetasi shqiptar, raporton media franceze “leprogres”.

14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com