Connect with us

KOSOVË

Gashi: Bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor ngushton rrethin e grupeve kriminale

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka zhvilluar disa takime bilaterale me homolog të tij dhe përfaqësues të organizatave të sigurisë në ditën e dytë të konferencës ministrore të partnerëve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Vjenë me temë “Siguria dhe Migracioni – Promovimi i Partneritetit dhe Pajtimit”.

Në njoftimin për media të MPB-së bëhet e ditur se Gashi ka takuar edhe drejtoren ekzekutive të EUROPOL-it, Catherine De Bolle.

Në këtë takim ministri Gashi theksoi nevojën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë dhe organizata të tjera të sigurisë me qëllim të shkëmbimit të shpejtë të informatave për luftimin e krimit të organizuar

Gashi në këtë konferencë theksoi po ashtu se ndër sfidat më serioze me të cilët janë përballur vitet e fundit, para së gjithave vendet e BE-së, por jo më pak edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë qenë lëvizjet masive dhe të shumta të migrimit.

Ai tha se edhe në bazë të informacioneve të ndryshme të kohëve të fundit ekziston edhe në të ardhmen mundësia e shfrytëzimit edhe të hapësirës tokësore të Republikës së Kosovës për kalimin e migruesve të paligjshëm.

Sipas tij, Ministria e Punëve të Brendshme është duke marrë masa të reja shtesë për përballimin e këtij problemi.

“Në rrethana të tilla, bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së merr një rëndësi shumë të madhe. Republika e Kosovës i mbështet synimet dhe nismat e kësaj konference në lidhje me këtë problem”, tha Gashi.

Në margjina të konferencës, ministri Gashi është takuar me drejtoren gjenerale të Migracionit dhe Punëve të Brendshme të DG Home në Komisionin Evropian, Paraskevi Michu, me të cilin diskutoi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave, tashmë pas votimit që u morr në Parlamentin Evropian.

Në kuadër të kësaj konference ministri Gashi u takua edhe me ministrin e Punëve të Brendshme të Maltës, Michael Farrugia. Të dy ministrat biseduan për format e bashkëpunimit mes dy shteteve, në shkëmbimin e përvojave me qëllim të forcimit të policive të dy vendeve. /Telegrafi/

.

.

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com