Connect with us

SPORT

Jetët paralele të Ousmane Dembele

Published

on


Sulmuesi i Barcelona-s Ousmane Dembele aktualisht po jeton dy jetë paralele. Për katalanasit ai ka treguar një nivel të lartë te Barcelona duke fituar një vend titullari, dhe tani është pjesë e treshes së sulmit bashkë me Suarez dhe Messi.

Gjithsesi, me ekipin kombëtar, ai shihet si një zëvendësues.

Me kampionët në fuqi, francezi nuk arrin të shkëlqejë në të njëjtën mënyrë siç bën në Camp Nou.

Dembele këtë sezon te Barça ka shënuar tre gola në katër ndeshje zyrtare, duke vërtetuar momentin e mirë që po kalon.

Por me Francën, ai duket që nuk është i kënaqur dhe kjo është parë edhe gjatë festimeve të Kupës së Botës.

Hera e fundit që Dembele luajti si titullar me Les Bleues ishte 16 qershori në Kazan Arena. Ai nuk arriti të bindte trajnerin Deschamps dhe te ndeshja e radhës ai u ul në stol.

Ai po shkëlqen te Barcelona por është lënë në hije te Franca.



Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com