Connect with us

SPORT

Martinena: Kastrioti duhet të na ketë frikë, ja pse zgjodha Kamzën

Published

on


I pranishëm në konferencën për shtyp, zhvilluar mesditen e sotme, krah trajnerit Duro, ishte edhe sulmuesi Néstor Martinena.

Argjentinasi, i cili është rikthyer në Kampionatin Shqiptar, pas disa viteve larg, ka vlerësuar ndryshimet që kanë ndodhur në futbollin shqiptar që nga koha kur ai luante te Dinamo. I pyetur për arsyet se përse zgjodhi pikërisht kamzalinjt, 31-vjeçari është shprehur se ka besuar në planet e klubit për të ndërtuar një ekip solid, një skuadër që të renditet krah skuadrave të tjera pretendente për të fituar kampionatin.

“Ka ndryshuar shumë futbolli në Shqipëri, është përmirësuar edhe sa i përket klubeve, apo asaj ç’ka jepet në fushë. Zgjodha Kamzën sepse m’u propozua një ide për të ndërtuar diçka, një ekip të mirë dhe pranova, më pëlqen ky klub, futbollistët, të gjitha”, tha sulmuesi.

Martinena e njeh Kampionatin Shqiptar, pasi ka luajtur më herët në periudhën 2010-2011 për Dinamon, duke shënuar 6 gola, në 27 paraqitje me ekipin kryeqytetas.



Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com