Connect with us

SPORT

Milan është “e madhja” që vrapon më shumë, por lojtari me më shumë km të përshkuara luan te Inter…

Published

on


“Më mirë të vrapojë topi, sepse topi nuk djersit dhe nuk lodhet,” – thoshte dikur Roberto Baggio. Por në futbollin modern gjërat kanë ndryshuar. Bologna dhe Frosinone kanë qenë ekipet që kanë vrapuar më shumë në këtë fillim sezoni të Serie A, ndërsa Milan është në vendin e tretë për kilometrat e përshkruara në një ndeshje, e para nga “të mëdhatë” e futbollit italian.

Bologna e Inzagi ka vrapuar mesatarisht 115.143 kilometra për ndeshje, ndërsa futbollistët e Frosinone 114.544 km. Milan i Gattuso kompleton podiumin me 113,171 kilometra të përshkruara mesatarisht në dy ndeshjet e para kundër Napoli dhe Roma

Inter dhe Lazio e kanë mesataren e kilometrave të përshkruara në një ndeshje 110, km ndërsa Juventus, Napoli dhe Roma duket se ndjekin idenë e Baggio dhe bëjnë topin të vrapojnë më shumë se ata. Juve është në vendin e 13-të të këtij klasifikimi me 107,978 km, ndërsa Napoli dhe Roma janë përkatësisht në vendin e katërt dhe të tretë nga fundit me 106,708 dhe 106,192 km të përshkuara mesatarisht në çdo ndeshje.

Ndërkohë futbollisti që ka vrapuar më shumë është MarceloBrozovic i Inter 12.289 km, ndërsa podiumi kompletohet me Crisetig (Frosinone)dhe Franck Kessie (Milan).

Renditja e ekipeve: Bologna 115,143 km, Chievo 114.544, Milan 113,797, Cagliari 113,171, Inter 110,748, Lazio 110,355, Empoli 109,783, Parma 109,522, Atalanta 109,462, Frosinone 108,817, Spal 108,7, Fiorentina 108,014, Juventus 107,978, Genoa 107,217, Torino 107,174, Sassuolo 107,126, Napoli 106,708, Roma 106,192, Udinese 105,687, Sampdoria 105,376.

Renditja e futbollistëve: Brozovic (Inter) 12,289, Crisetig (Frosinone)12,138, Franck Kessie (Milan) 12,115, Capezzi (Empoli) 12,038, Stulac (Parma) 11,953, Freuler (Atalanta) 11,859, Mattiello (Bologna) 11,821, Magnanelli (Sassuolo) 11,777, Barella (Cagliari)11,713, Kurtic (Spal)11,646, Romulo (Genoa) 11,461, Mandragora (Udinese) 11,453, Matuidi (Juventus) 11,446, Lucas Leiva (Lazio) 11,429, Benassi (Fiorentina) 11,389, Meité (Torino) 11,205, Barreto (Sampdoria) 11,012, Allan (Napoli) 11,006, De Rossi (Rom) 10,944.



Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com