Connect with us

SPORT

Paradoksi i të varfërit Tottenham, paguan më shumë punëtorët e stadiumit se yjet e skuadrës!

Published

on


E gjithë çështja që vërtitet rreth stadiumit të ri të Tottenham po shndërrohet gati gati në tragjikomike. Në projektet fillestare, impianti duhet të ishte gati për fillimin e këtij sezoni. Më pas inagurimi u shty për mesin e shtatorin, por duket se punimet do të vijojnë për një kohë shumë më të gjatë. Në pikën që stadiumi i ri “White Hart Lane” u prezantua… në edicionin e ri të FIFA se sa në realitet! Për konseguencë skuadra londineze është e detyruar të spostojë në të tjerë impiante, ndeshjet e parashikuara për tu zhvilluar në shtëpinë e Spursave, aq më keq që ëedhe “Wembley” rezultoi i zënë me ndeshjet e Kupës së Ligës. Ndërkohë, federate angleze nuk është aspak e kënaqur me vonesat dhe mund të ndëshkojë klubin me një gjobë të majme. Të tjera para të shpenzuara… përveç dëmit edhe ndëshkimi…

Pikërisht, sepse stadiumi i ri nuk po ndërtohet me frymën e shenjtë. Referuar raportimeve të “The Sun”, Tottenham shpenzon çdo javë rreth 4 milionë sterlina për pagat e atyre që punojnë për ndërtimin e shtëpisë së re të Spursave. Praktikisht, projektuesit, ndërtuesit dhe elektriçistët të shtuar in extremis për të përshpejtuar afatet… i kushtojnë klubit më shumë se sa i gjithë kontigjenti në dispozicion të trajnerit Pochettino. Gjithçka pavarësisht pagave të Harry Kane e Dele Alli që nuk janë kurrsesi të ulëta. Sipas përllogaritjeve të tabloidit britanik, në fakt borderoja e Tottenham vërtitet rreth 2 milionë e gjysmë sterlina në javë, që është gati gjysma e asaj që klubi po zhpenzon për të ndërtuar stadiumin. Një problem shumë i madh për financat e klubit, që po përballet me një vepër që fillimisht duhej të kushtonte 1 miliardë euro. Por me kalimin e javëve dhe detyrimin për të paguar ata që punojnë, kosto e realizimit të impiantit po rritet dhe vonesa të tjera mund të krijojnë vështirësi serioze ekonomike për londinezët.



Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com