Connect with us

KOSOVË

Reagon Gëzim Kelmendi: Policët duhet të shkojnë në xhami dhe kishë

Published

on

Kryetari partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar pas deklaratave që i ka bërë ditë më parë drejtori i policisë së Kosovës Rashit Qalaj kundër praktikimit të obligimeve fetare në xhami apo kisha nga policët.

Kelmendi në një status në Facebook ka thënë se në SHBA edhe në BE, policët dhe ushtarët praktikojnë lirshëm obligimet e tyre fetare gjatë orarit të punës.

Drejtori i ri i Policisë, Rashit Qalaj, ditë më parë  ka deklaruar se një gjë e tillë paraqet pengesë në punën e tyre.


Policëve iu ndalohet falja e namazit
Policëve iu ndalohet falja e namazit

Ky është reagimi i plotë i Kelmendit:

Mos i shkelni të drejtat e policëve, ka përënduar komunizmi. Policët gëzojnë të drejtën ligjore dhe kushtetuese të shkojnë edhe në xhamia edhe në kisha.

Deklarata e drejtorit të policisë së Kosovës Rashit Qalaj kundër praktikimit të obligimeve fetare në xhami apo kisha nga policët e Kosovës, është deklatatë kundër kushtetutës së Republikës së Kosovës, kundër ligjeve në fuqi dhe kundër drejtave të njeriut.

Drejtori Qalaj duhet ta dijë se edhe në SHBA edhe në BE, policët dhe ushtarët praktikojnë lirshëm obligimet e tyre fetare gjatë orarit të punës.

Bile ata përveç që shkojnë në xhamia dhe kisha, ata kanë edhe faltoret nëpër kampe dhe stacione policore dhe ushtarake.

Drejtori Qalaj duhet ta ketë parasysh që Kosova është vend demokratik dhe jo vend komunist.

Komunizmi ka përënduar.

Policia është shtylla e shtetit të Kosovës.

Çdo shkelje e të drejtavë të policëve të Kosovës, është shkelje e shtetit të Kosovës, është shkelje mbi gjakun e dëshmorëve.

.

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com