Connect with us

LAJME

Shëngjin, vjedh kasafortën në lokalin e kushëririt, arrestohet 22-vjeçari (Video)

Published

on

Një 22-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se është autori i vjedhjes në kasafortën e një lokali në Shëngjin, në pronësi të kushëririt të tij. Shuma e grabitur në kasafortë ishte 7.265 euro, 120 paund dhe 45.300 lekë ( të reja). Në pranga ra Mariglen Lari, banues në Lezhë

Policia thotë se paratë i kishte hedhur në një kosh mbeturinash për t’i fshehur, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale në ngarkim të tij, do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale ” Vjedhja”.

Shëngjin – Lezhë Vjedh tek kasaforta e lokalit të kushëririt të tij një shumë të konsiderueshme monetare, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori. I sekuestrohen edhe paratë e vjedhura të cilat i kishte fshehur në një kosh mbeturinashMë datë 31.08.2018, nga forcat policore të Stacionit të Policisë Shëngjin dhe Komisariatit të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit : – Mariglen Lari, 22 vjeç, banues në Lezhë.Ky shtetas, dyshohet se ka vjedhur në kasafortën e një lokali në Shëngjin, në pronësi të kushëririt të tij, shumën monetare prej – 7.265 Euro – 120 Paund – 45.300 Lekë ( të reja), të cilat i kishte hedhur në një kosh mbeturinash për ti fshehur, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale. Materialet proçedurale në ngarkim të tij, do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale " Vjedhja" parashikuar nga neni 134 /1 i Kodit Penal.

Δημοσιεύτηκε από Policia e Shtetit στις Σάββατο, 1 Σεπτεμβρίου 2018

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com