Connect with us

LAJME

Të rinjtë janë fokus qendror i përpjekjeve për përhapjen e njohurive elementare për media

Published

on

Në projektet e Bashkimit Evropian, të cilat kanë të bëjnë në zgjerimin e mendimit krimit dhe njohurive elementare për media, përpjekjet kryesore janë në drejtuara te të rinjtë dhe  mënyrës në të cilën ata i perceptojnë dhe shfrytëzojnë lajmet dhe informatat, para se gjithashtu, nga interneti, si pjesë dominante nga ekosistemi i tyre mediatik, njofton Portalb.mk.

“Demokracia duhet që të mundësojë që papajtueshmëritë e thella të diskutohen në mënyrë civilizuese. Kjo do të thotë se duhet të dëgjojnë mendime të ndryshme, të debatohet me ndonjë mendim të ndryshëm, të njihen dezinformatat, të zhvillohet mendimi kritik dhe të ketë njohuri elementare për media”, tha shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, në panel diskutimin e sotëm, i cili u mbajt në hapësirat e Qendrës për Bashkëpunin Ballkanik – LOJA në Tetovë dhe në të cilën u paraqitën projektet e BE-së në vendet të cilat punojnë në zhvillimin e njohurive elementare për media.

Zhbogar tha se kjo ngjarje po mbahet vetëm disa ditë përpara manifestimit të ditëve të mediave, përndryshe dhe konferencës vjetore për media mes Komisionit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor e cila në fillim të javës së ardhshme për herë të parë do të mbahet në Shkup në prani të komisarit për zgjerim, Johanes Han.

Në panel diskutim ishte i pranishëm edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, i cili vendosi theksin te të rinjtë dhe njohuritë elementare për mediat.

“Mendimi kritik është veçmas e rëndësishme që të zhvillohet te nxënësit që nga mosha më e vogël, pasi që vetëm ashtu ata do të rriten në individë dhe gjenerata të tëra, të cilat mund të jenë korrigjues të gjendjeve aktuale në të gjitha fushat në shoqëri, gjegjësisht vetëm ashtu do të munden të marrin pjesë ose të jenë kreatorë të ndryshimeve për të nesërme më të mirë”, tha ministri Ademi.

Edhe pjesëtarët tjerë të panelit kanë folur për të rinjtë dhe  njohuritë elementare për media duke e pasur parasysh faktin që sundon mendimi se ajo duhet të përfshihet në procesin arsimor. Duke cituar hulumtime për mendimin publik, Dona Kosturanova nga Forumi Arsimor Rinor tha se 46% e të anketuarve vlerësojnë se të rinjtë nuk janë nëpër televizione, por nuk a as përmbajtje për ata.

“Gjysma e publikut mendon se për të rinjtë nuk flitet dhe se ata nuk janë pjesë e programeve televizive. 14% e të rinjve asnjëherë nuk kanë lexuar gazetë, ndërkaq një e treta prej tyre asnjëherë nuk kanë qenë në kino”, ka theksuar ajo, duke shtuar se terreni i tyre është interneti që i bën të mos jenë të varur nga mediat tradicionale.

Aleksandra Temenugova nga Qendra për Studime Komunikuese, ka paraqitur rezultate nga hulumtimi më i ri, të zbatuar në nivel nacional nga  1.015 të anketuar, sipas së cilës 59.3% e qytetarëve thonë se informohen nga televizioni, ndërkaq 27.3% nga interneti. Kur bëhet fjalë për atë se çfarë të reja lexojnë, 48.7% thonë se lexojnë për politikë, 39.1% për zbavitje, 34.1% ekonomi, ndërkaq 23.6% sport. Facebook është rrjeti social më i popullarizuar, në të cilin 51% nga të anketuarit kanë profile. Përndryshe, më së shumti në internet hyjnë nëpërmjet telefonit celular, gjegjësisht 83.1%.

Nga ana tjetër, Filip Stojanovski nga Fondacioni “Metamorphosis”, tha se në përpjekjet për përhapjen e njohurive elementare për media dhe mendimit kritik duhet që gjithmonë të merret parasysh gjithëpërfshirja, gjegjësisht diversiteti etnik dhe gjuhësor i qytetarëve, duke thënë se përkatësitë e të gjitha grupeve etnike janë të interesuar për këtë çështje. Ai gjithashtu, ka cituar edhe hulumtimin e mendimit publik nga viti i kaluar, të punuar nga Fondacioni, sipas së cilës vetëm 7-8% të qytetarëve lexojnë gazeta, ndërkaq vetëm 9-10% dëgjojnë radio, duke shtuar se është shprehia për të lexuar është mjaft e rëndësishme për përfitimin e shkathtësive me të cilat zhvillohet mendimi kritik.

Kur bëhet fjalë për të rinjtë dhe internetin, Stojanovski tha se ne patjetër duhet që ta njohim botën online në të cilën ekzistojnë të rinjtë që të dimë se çfarë atyre u intereson, madje pastaj mund të shohim se si mund të ndikojmë tek ata në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të tyre për mendimin kritik.

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com