Connect with us

SPORT

Transferimet në Belgjikë, Altin Lala: Guri e meriton, Abazaj ka kualitete por…

Published

on


Ish-mesfushori i Kombëtares kuqezi, Altin Lala ka folur në një intervistë ekskluzive për Telesport, ku ka bërë një analizë të hollësishme për gjendjen aktuale të ekipit kombëtar. Lala foli ndër të tjera edhe për transferimin e Sindrit Gurit dhe Kristal Abazajt në Belgjikë, duke e cilësuar këtë një hap të madh për karrierën e tyre. Altin Lala shprehet se Guri po ecën mirë dhe ka mundësi të shkojë dhe më tepër, ndërkohë që për Abazajn shprehet se duhet të punojë shumë në stërvitje, për të fituar vendin e titullarit.


Çdo lojtar që transferohet jashtë është shumë pozitive për Superligën Shqiptare. Eshtë një reklamë e mirë për çdo futbollist. Për sa e kam ndjekur unë Gurin, ai është aktivizuar më tepër, ndërsa Abazaj më pak. Në Belgjikë konkurrenca është shumë e madhe. Kampionati atje, 10-15 vitet e fundit, është më lart se në Hollandë, ndaj duhet të përballesh me shumë ritëm. Luhet futboll më agresiv se në Hollandë, sidomos nga ana taktike. Edhe në stërvitje duhet të ambientohesh. Në këto klube nuk të jep njeri kohë, që të ambientohesh.

Ta japin shansin dhe duhet të kesh sukses direkt. Për mendimin tim, Guri ka ecur shumë mirë dhe më bëhet qejfi për të, e meriton. Ai duhet të jetë shembull për lojtarët që luajnë në Shqipëri, sepse e ka nisur te Korabi në Kategorinë e Dytë dhe ka arritur deri këtu. Mua më pëlqen edhe si djalë. Ka punuar mirë, në kampionatin shqiptar ka shënuar shumëgola. Iu dha rasti që shkoi në Belgjikë, po aktivizohet dhe më bëhet qejfi. Edhe me kombëtaren bëri mirë, pavarësisht se mund të kishte marrë 11-metërsh ndaj Izraelit.

 Besoj edhe te kualiteti i Abazajt, por duhet të japë më shumë. Në stërvitje duhet t`u tregojë trajnerëve se duhet të luajë dhe ky është sugjerimi im. Aty e fiton formacionin. Në përgjithësi ishin dy transferime shumë pozitive për Superligën në Shqipëri. Kjo duhet t`u japë shkas edhe djemve që aktivizohen në Shqipëri, se edhe nga atje mund të transferohesh në Europë. Edhe futbolli shqiptar duhet të nxjerrësa më shumë talente, që të bëjnë këtë hap dhe ta ndihmojnë më shumë kombëtaren”-tha ish-mesfushori kuqezi.

 



Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com