Connect with us

LAJME

Zhbogar: Nëse zbatohet marrëveshja me Greqinë, do të ketë fillim të negociatave me BE

Published

on

Hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) në qershorin e vitit të ardhshëm do të jetë i mundshëm vetëm nëse implementohet plotësisht marrëveshja me Greqinë, tha Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së në Shkup në intervistë për ueb-portalin “European Western Balkans”, transmeton Portalb.mk.

“Referendumi është ditë e rëndësishme për vendin sepse qytetarët në të nuk do të vendosin vetëm për marrëveshjen me Greqinë, por edhe se çfarë të ardhme duan. Vetë pyetja lidhet me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Gjithashtu edhe dryshimi i Kushtetutës, është parakusht që vendi të shkojë përpara në lidhje me eurointegrimet e tyre”, thekson Zhbogar i pyetur në lidhje me pritjet e tij për referendumin.

Ai potencoi se vendet anëtare të BE-së kanë vendosur që në qershor t’i hapin negociatat për një vjet, dhe tashmë është filluar procesi i skriningut për përgatitjet e qershorit të ardhshëm kur ministrat duhet të miratojnë vendim të ri. Parakusht për të, siç tha, të implementohet marrëveshja me Greqinë.

Han: Pa zgjidhjen e emrit, dera për në BE për Maqedoninë do të mbyllet me dekada

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com