Connect with us

LAJME

“Babalja”, Xhafaj: PD zgjodhi si partner llumin e këtij vendi

Published

on

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj reagon sot përpara mediave lidhur me çështjen e audio-përgjimit.  Xhafaj akuzoi PD-në se ka zgjedhur rrugën për t’i dalë në krah krimit duke sulmuar policinë, si dhe partnerët e gabuar.

“Unë jam ministër i Brendshëm dhe jam në këtë detyrë t’ i shërbej qytetarëve të mi. PD ka zgjedhur rrugën t’i dalë në krah krimit duke sulmuar policinë . Kanë zgjedhur partnerë të gabuar dhe llumin e këtij vendi”, tha Xhafaj. Mw tej, ministri i Brendshwm u shpreh se  bashkëpunimi me ndërkombëtarët luan rol të rëndësishëm në vijimin të aksionit “Forca e Ligjit”.

“Kemi disa operacione të përbashkëta mes landeve gjermane në kuadër të operacioneve ‘Forca e Ligjit’. Hetime të përbashkëta janë në proces, mes policisë kriminale gjermane dhe shqiptare”, u shpreh Xhafaj. Ndër të tjera tha se po bëhet shkëmbim informacioni policor me Gjermaninë dhe se kjo e fundit jep mbështetje për Task Forcën Speciale. Deklarata e ministrit u dha ditën e sotme gjatë një vizite në Task Forcën Speciale, me Peter Henzler, zv.President i BKA, Zyrës Federale Kriminale.

Nga ana e tij Henzler tha se dy vendet duhet të intensifikojnë përpjekjet për të çuar para ligjit personat që merren me aktivitete kriminale dhe për të sekuestruar asetet e tyre. Ai deklaroi se Zyra Federale Kriminale do e mbështesë Shqipërinë, në operacione të ndryshme.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com