Connect with us

SPORT

Cristiano Ronaldo, i gatshëm të dëshmojë mbi akuzat për përdhunim

Published

on


Cristiano Ronaldo mund të japë versionin e tij të historisë së vitit 2009. Nga Portugalia, ai siguroi gatishmërinë t’iu përgjigjur pyetjeve të oficerëve të policisë së Las Vegas-it, të cilët po hetojnë pas denoncimit të Kathryn Mayorga, e cila e konsideron veten viktimë të përdhunimit nga CR7, nëntë vite më parë.

Natyrisht, ylli portugez nuk ka ndërmend të fluturojë për në Las Vegas, sepse nuk ka kohë fizike për të tilla udhëtime interkontinentale, por është gati të merret në pyetje përmes video-konferencës nga Italia. Ronaldo ka kërkuar leje për të mos qenë edhe në kombëtare për këtë vit, duke parë axhendën e ngjeshur me Juventusin.

Madje, edhe në këtë stuhi akuzash mediatike të rënda për përdhunim, numri 7 po teston fuqinë mendore. Cristiano Ronaldo mbetet i fokusuar në punët e fushës së blertë. Avokati i Mayorga, megjithatë, nuk do të përjashtonte thirrjen për të dëshmuar edhe të tjerët, që e shoqëronin pesë herë fituesin e “Topit të Artë” në netët e Las Vegas-it…






Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com