Connect with us

SPORT

Dilemat e Panucci-t dhe rreshtimi që bëhet kameleon prej dy mungesash!

Published

on


“Dëmtimet dhe mungesat më kanë detyruar që të aplikoj një rreshtim 3-5-2 dhe shpesh 4-5-1, por skema ime, ajo me të cilën kam nisur te Shqipëria mbetet 4-3-3”. Kështu do të shprehej pas barazimit ndaj Jordanisë, trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci. i pyetur për mënyrën e rreshtimit taktik dhe skemës së përdorur gjatë këtyre ndeshjeve të fundit dhe nëse do të ripropozohej, italiani la për të kuptuar se nëse nuk rikuperon të gjithë, vështirë të ketë një inversion.

Ndryshimet – Sigurisht, nuk gënjen kur thotë se filozofia e tij është pikërisht rreshtimi me katër mbrojtës, tre mesfushorë dhe tre sulmues, dy nga të cilët, ato që veprojnë në krahë, bëjnë edhe rolin e mesfushorëve të tërhequr.

Aventura e pasuesit të De Biasi-t te Shqipëria do të niste pikërisht me një 4-3-3, përballë Lihtenshtejnit, në eliminatoret e Botërorit 2018. Ishte 2 shtatori i vitit 2017 kur në “Elbasan Arena” do të fitonim 2-0. Kuqezinjtë zbritën në fushë me këtë formacion: Berisha, Agolli, Mavraj, Hysaj, Ajeti, Abrashi, Roshi, Basha, Memushaj, Llullaku dhe  Grezda. Nuk kishte një sulmues të mirfilltë, me Llullakun që provoi ta bënte. Nga 4-3-3 te një 4-4-2 në sfidën ndaj Maqedonisë dhe Spanjës. Një skemë e cila do të fortifikohej në mendimet e Panucci-t, që megjithatë vazhdonte të mendonte për 4-3-3.

E megjithatë ndaj Italisë, në “Loro Borici” të Shkodrës, ndeshja e fundit e eliminatoreve të Botërorit 2018, në fushë kuqezinjtë do të riktheheshin te rreshtimi tipik i De Biasi-t, 4-5-1, me Sadikun të vetëm në sulm.

Më pas, sërish rikthim në identitetin e ish-mbrojtësit, me miqësoren e fituar në Turqi me dhjetë lojtarë dhe rreshtimi 4-2-2, ndërsa ndaj Norvegjisë një 4-3-3 tipike, me Grezdën dhe Roshin në krahë. Pikërisht Roshi dhe Sadiku janë dy mungesat e mëdha të trajnerit, sepse përveç sulmojnë mirë hapësirat, edhe mbrojnë po aq mirë. Dy përjashtuar dy miqësoret e fundit të majit dhe qershorit, ndaj Ukrainës dhe Kosovës, sigurisht, më pas skema 3-5-2, edhe për nevojë, u aplikua sërish, ndaj Izraelit. Në Skoci gjithashtu, duke ndjekur miqësoren me Jordaninë.

Tashmë, mbetet për t’u parë se si Panucci do të  vendosë për në Izrael, ku luhet ndoshta fati i grupit dhe i yni për në Europian.

Sa i përket intepretuesve të rolit, sigurisht që në mendjen e Panucci-t janë titullarët: në portë Berisha, mbrojtja e përbërë nga katër me Binakun dhe Hysaj në të majtë e djathtë, Mavraj dhe Gjimshitin në qendër. Në mesfushë kthehet Basha dhe Memushaj, të suportuar nga Xhaka.

Ndërsa, krahët janë Grezda në të majtë dhe Gavazaj në të djathtë. Në sulm, i vetëm, Bekim Balaj, për momentin, pasi Manaj duket ende jo gati për të tilla ndeshje me presion.






Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com