Connect with us

LAJME

Kapet gomonia me 300 kg drogë në Itali, në pranga dy shqiptarë (Video)

Published

on

Një gomone me 300 kilogramë drogë në bord, është bllokuar në Itali, ndërkohë që janë vënë në pranga dy shqiptarë.

Policia e Barit, gjatë patrullimit në det, në ujërat e zonës së “Le Cesine” të komunës së Vernole në Leçe, ka konstatuar gomonen bashkë me ngarkesën.

Drejtuesi i mjetit lundrues, sapo pikasi policinë, tentoi manovrat në det, deri sa doli në breg. Në mjetin lundrues u gjetën 294 kilogramë marijuanë dhe 16 kilogramë hashash.

Ndërkohë dy trafikantët që të dy shqiptarë, u fshehën në shkurret e zonës së Le Cesine, ku u gjetën nga policia dhe u arrestuan për trafik droge.

Sakaq lënda narkotike e sekuestruar gjatë aksionit të pasdites së kësaj të enjteje, kap një vlerë tregu prej 3 milionë eurosh.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com