Connect with us

SPORT

Liga e Biznesit 2018-2019, një traditë që kompleksi “Loku” respekton çdo vit!

Published

on

Edicioni i tretë i “Ligës së Biznesit” (pra, 2018-2019) – kompeticion ky që po zhvillohet në kompleksin “Loku”, pak metra larg rrethrrotullimit “Shqiponja” – ka ngritur siparin në datën 15 tetor. Një kampionat që përfshin 24 skuadra të regjistruara dhe që i referohen disa kompanive në vendin tonë. Të ndara në dy grupe, A dhe B, sipas shortit që u hodh disa ditë më parë, skuadrat po ballafaqohen në një fushë me standarte të larta.

Fushë ku shpesh luhen edhe ndeshje të ekipeve profesioniste të ligës shqiptare apo edhe miqësore. Bëhet fjalë për 12 skuadra në Grupin A dhe 12 në Grupin B.

Kalendari i ndeshjeve, që ka përcaktuar edhe sfidat sipas javëve, përfshin takime 1 orëshe (19:00-20:00 dhe 20:00-21:00), ndërsa në faqen zyrtare të turneut, lokubussinesleague.leaguerepublic.com, mund të gjenden edhe rezultatet dhe renditjet e azhornuara në kohë reale.

Një rrugëtim i gjatë ky, që do të shpallë edhe fituesin. Kujtojmë që kompleksi ka vënë në dispozicion edhe arbitër kryesor dhe dy virojtës, ndërsa ofron edhe mundësinë e një mini-tribune, për të apasionuarit, apo familjarëve.

 

Të gjitha skuadrat e regjistruara kanë edhe uniformat e personalizuara sipas kompanisë të cilën përfaqësojnë. Një event ky që realisht ia vlen të shijohet dhe të përjetohet. Për shkak të impenjimeve ditore dhe punëve, ashtu si në dy vitet e shkuara, edhe këtë vit janë zgjedhur pikërisht oraret e mbrëmjes për takimet që janë në program.

Ndeshjet do të zhvillohen nga e hëna të shtunën, ndërsa e diela është ditë pushimi, për të rifilluar javën tjetër. Telesport asistoi edhe në dy ndeshjes e ditës së enjte, ku mes batutave, entuziazmit të të pranishmëve dhe klimës miqësore e fair play, u mundua të fokusonte disa momente.

 

Auto Ingrosso-Era 2000                 1-0

Erklo Shpk-Roamel Shpk               0-3

Kujtojmë që fituesi, në fund të kampionatit që zgjat disa muaj, do të ngrejë edhe Kupën e artë, një traditë kjo tashmë.


Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com