Connect with us

SPORT

Meksika rigjen fitoren pa lojtarët nga Europa

Published

on


Kombëtarja e Meksikës arriti të fitonte 3-2 miqësoren e luajtur të enjten në mbrëmje ndaj Kosta Rikës në Estadio Universitario në Leon, në një sfidë të bukur e me përmbysje të vazhdueshme.

Për Meksikën ishte fitorja e parë pas 4 humbjesh rresht dhe suksesi erdhi në një mbrëmje ku munguan gjithë futbollistët që luajnë në Europë, pasi trajneri Ricardo “Tuca” Ferretti vendosi të provonte lojtarët e kampionatit meksikan, me formacionin titullar që kishte moshë mesatare 23 vjeç.

Fitorja erdhi, por jo pa vuajtje dhe gabime, sepse Kosta Rika kryesonte 2-1 në pushimin e ndeshjes me gola nga Joel Campbell dhe Bryan Ruiz, por pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për El Tri, falë zëvendësimeve të goditura.

Pas një ore lojë u futën Jesus Corona he Raul Jimenez dhe gjithçka ndryshoi, sepse pikërisht Jimenez shënoi nga pika e bardhë golin e fitores në minutën e 71-të, duke bërë të festonin mbi 35 mijë tifozët e pranishëm në stadium. Gjithsesi, mungesa e disa prej yjeve të ekipit, si dhe eliminimi i trishtueshëm nga Kupa e Botës, e kishin ulur entuziazmin në Monterrey dhe reth 6 mijë bileta nuk u shitën, edhe për shkak të çmimeve të larta.






Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com