Connect with us

LAJME

Plagoset me thikë 18-vjeçari, polici arreston autorin

Published

on

Një tjetër plagosje me thikë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje. Ngjara e radhës është regjistruar në orën 08:30, të mëngjesit në lagjen “Kushtrimi” Vlorë pranë një lokali. Sipas të dhënave  shtetasi Xh.A., 18 vjeç është konfliktuar me bashkëmoshatarin e tij, shtetasin I.S. Sipas policisë sherri mes dy të rinjve ishte për motive banale.

Fillimisht të rinjtë kanë fyer njëri-tjetrin dhe më pas sherri degjeneroi në përleshje fizike. Në këto momente, shtetasi Xh.A., ka qëlluar me thikë kundërshtarin e tij dhe me pas tentoi të largohet. Policia mbërriti me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur arrestimin në kohë të autorit të dyshuar të krimit.

Ndërkohë, i dëmtuari u dërgua me shpejtësi në Spitalin e Vlorës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia pritet ta marrë në pyetje në lidhje me sqarimin e rrethanave të sherrit.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com