Connect with us

LAJME

Pritet “bombë” e re: Kush është shoku i Fatmir Deharit që deshi ta likuidojë DSK-ja ?

Published

on

Burime të Gazetës Lajm thonë se së shpejti pritet një “bombë” e re që do ta dridh Maqedoninë.

Sipas këtyre burimeve, PSP do të publikojë biseda ku dëgjohen agjentë të DSK-së duke bë plane për të likuiduar njërin prej shokëve të afërt të kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari.

Plani është dashur të zbatohet në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kurse bisedat pritet të publikohen në gjykatë, në njërën prej seancave të ardshme për rastin “Titanik” edhe pse ka presione të mëdha që këto ‘bomba’ të mos publikohen.
Ky plan ka dështuar për shkak të dyshimeve që janë paraqitur në DSK se këtë informacion e ka zbuluar një diplomat i huaj.

Ndryshe sot PSP ka publikuar disa “bomba” në kuadër të këtij rasti që tregojnë planet e ish ministrave Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski për të penguar shqiptarët e diasporës të votojnë në Kërçovë, madje edhe duke u inskenuar edhe aksidente.

.

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com