Connect with us

KOSOVË

Rrëfen njëri nga të rinjtë shqiptarë që u rrahën brutalisht në Novi Sad: Na sulmuan, kur na dëgjuan duke folur shqip

Published

on

Njëri nga dy të rinjtë shqiptarë nga Kosova, që u rrahën brutalisht në natën mes të shtunës dhe të dielës në Novi Sad, ka rrëfyer ngjarjen.

I riu me inicialet G.B. thotë se bashkë më shokun e tij ishin nisur për në shtëpi, kur kishin parë një taksi të rregullt të ndalur në stacion.

“I thashë në gjuhën shqipe të ngutej. Dy djem që po vinin në drejtimin tona na kanë dëgjuar dhe filluan të na rrahin brutalisht. Pastaj erdhën edhe dy apo tre të tjerë”, ka rrëfyer për “Blic” G.B., njëri nga dy të rinjtë shqiptarë, të cilët u rrahën brutalisht në Novi Sad.

Sulmi ndaj këtyre të rinjve ndodhi në Novi Sad në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës. Të dy pësuan lëndime të rënda trupore, ndërsa mjekët në spitalin e Novi Sadit kanë luftuar për t’ia shpëtuar jetën të riut tjetër, Çlirim Maloku.


Dy shqiptarë rrahën në Serbi, mësohet identiteti i njërit – thuhet se është në gjendje të rëndë
Dy shqiptarë rrahën në Serbi, mësohet identiteti i njërit – thuhet se është në gjendje të rëndë

I riu nga Prizreni, Çlirim Maloku, që kishte shkuar në Novi Sad në kërkim të punës dhe synonte të vendosej në këtë qytet. Ndërsa, G.B. flet serbisht dhe jeton në këtë qytet.

“Dy prej atyre që na sulmuan dëgjuan se po flisja në gjuhën shqipe, gjithsej ishin katër ose pesë. Nuk jam i sigurt. Gjithçka ndodhi brenda një minute. Ishin moshatarë tanët, ndoshta më të rinj. Shoku im ra me kokë përtokë. Unë u përpoqa ta ndihmoja, pastaj më goditën edhe mua. Na goditën me grushta dhe shqelma, nuk e di se çfarë ndodhi më tutje”,  tha shkurtimisht B. G. (19), i cili ende vazhdon të ketë frikë, përcjell Telegrafi.

Viktimat i shpëtuan nga një epilog më tragjik sirenat e autombulancës dhe policisë, të cilat i kishte alarmuar një grua nga një kioskë aty pranë.

I riu G.B. ka dhënë deklaratë në polici, e cila i tregoi atij videoregjistrimet e një rrahjeje të mëparshme, në të cilën ishin përfshirë huliganët e njëjtë.


KMDLNJ jep detaje për dy shqiptarët e rrahur në Novi Sad
KMDLNJ jep detaje për dy shqiptarët e rrahur në Novi Sad

“Më pyetën nëse i njihja më parë sulmuesit dhe nëse ishim në konflikt me ta. Ne nuk i kemi parë deri tash, por i njoha nga videoja. Para se të na sulmonin neve, kishte ndodhur një rrahje tjetër vetëm 50 metra larg të njëjtit vend. Policia tha se kishte ndodhur rrahja e një grupi te në një kënd i rrugës ‘Futoshka’ dhe ‘Bulevardit të Çlirimit’, ku kishin marrë pjesë ata që na sulmuan neve”., tregon ai

Me të marrë lajmin për rastin, në Novi Sad ka mbërri vëllai i të lënduarit rëndë Çlirim Maloku, Dibrani. Ai thotë se vëllai i tij, Çlirimi sapo ka mbaruar shkollën e mesme dhe kishte ardhur në Novi Sad për të punuar.

Në Klinikën Spitalore në Novi Sad kanë konfirmuar se gjendja shëndetësore e Çlirimit është jashtë rrezikut për jetë dhe tashmë është transferuar në repartin e trajtimit gjysmë intensiv.

Lidhur me këtë incident kanë reaguar krerët e institucioneve të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, të cilët kanë kërkuar nga organet serbe kapjen e kryerësve të kësaj vepre makabre dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë.

Njëkohësisht, ata kanë kërkuar nga autoritetet e Serbisë që të sigurojnë lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

.

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com