Connect with us

KOSOVË

Tahiri: I thashë Robert Cooper-it, s’lejoj të hapet tema e veriut

Published

on

Ish-shefja e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka shprehur keqardhje për, siç e quajti ajo, “devijimin e procesit” duke i referuar diskutimit për ndryshimin e kufijve në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka rrëfyer edhe për tendencën për diskutimin e temës së kufijve gjatë kohës sa ishte në krye të negociatave.

“Në fillim të dialogut kam vërejtur tendenca per diskutimin e kësaj teme, madje edhe prej vetë Cooper-it [ish ndërmjetësi i BE-së në dilogun teknik mes Kosovës e Serbisë], por edhe Stefanoviqi e ka përmend këtë temë korridoreve. Unë i pata thënë thënë ‘këtu po e përmendë, por jo në tavolinë se mbyllet ky dialog’”, tha Tahiri, në Zona B të Klan Kosovës.

Tahiri gjithashtu ka bërë të ditur diskutimin që kishte me diplomatin evropian Robert Cooper.

“Robert Cooper ia kam thënë se veriu nuk ekziston. Në Kosovë ka qytetarë që manipulohen po toka është e Kosovës, është tokë shqiptare. I kam thënë, nëse ke hy të jesh ndërmjetësues për paqe, me këtë qasje ti do të bësh luftra”.

“Ia kam përmend Badinterin. Badinteri me komisionin e vet ka bërë planin për zhbërjen, por pas planit u bënë katër luftra në Ballkan dhe më s’ka dashur të dëgjojë për këtë”.

“I thash kujdes Robert Cooper-it, unë vertetë jam kryenegociatore, por nuk lejoj të ndodh kjo. Ia përmenda shembullin e Irlandës, i thash ajo u pavarësua, por i shkoi veriu”, tha Tahiri.

.

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com