Connect with us

LAJME

Tetovari u ankua se e ka rrahur e dashura. Ja çfarë thotë policia

Published

on

Një ngjarje e raportuar në Pa Censurë nga personi P.M, ku kërkonte përgjegjësi nga punonjësit e policisë në Njësinë policore në Tearcë për ngjarjen që ati i kishte ndodhur më datë 17, ku sipas tij ishte qëlluar nga e dashura dhe motra e saj edhe në sy të policëve, por, policia sipas tij ishte treguar jokorrekte në punë dhe e kishte fajsuar P.M.

Lajmin e plotë të denoncimit nga P.M mund ta lexoni këtu: E dashura e rreh tetovarin, ai ankohet në polici!

Por pas pyetjes së Pa Censurë, policia ka dhënë version tjetër të ngjarjes, të cilin kategorikisht e mohon P.M dhe deklarohet se ka fakte për të vërtetën e tij qe e ka denoncuar në polici dhe në Pa Censurë.

Në raportin e policisë shkruan: Më datën 17.10.2018 në Njësinë policore –Tearcë, L.A.(40) nga fshati Dobrosht-Tetovë, ka paraqitur denoncim se i dashuri i saj P.M.(28) nga fshati Nerasht-Tetovë, më datën 16.10.2018 e ka sulmuar fizikisht. Sipas denoncimit P.M. disa herë e ka kërkuar në telefon, por nuk e ka marrë. Pas kësaj me veturën e tij “Seat Ibica” me tabela regjistrimi të Tetovës ka shkuar para shtëpisë së saj në fshatin Dobrosht dhe pas një grindjeje të shkurtër fizikisht e ka sulmuar. Gjatë kësaj, L.A. ka marrë lëndime dhe i është ofruar ndihmë në Klinikën e Tetovës.Në lidhje me ngjarjen e njëjtë M.S.(51) nga fshati Dobrosht, mbrëmë (17 tetor) rreth orës 4 e 50 minuta në Njësinë policore Tearcë ka denoncuar se njëzet minuta më parë, derisa ka qenë në shtëpinë e motrës së saj R.A dhe kanë biseduar për sulmin fizik të kryer nga ana e P.M. ndaj mbesës së tij L.A. ka ardhur F.A. motra e L.A. dhe u ka thënë se P.M. përsëri ka ardhur në oborrin e shtëpisë. Atëherë të gjithë së bashku kanë dalur jashtë kurse P.M. ka hyrë në veturë, është larguar 30 metra, është ndalur, ka dalur nga vetura dhe me pistoletë i është kërcnuar M.S. i cili e ka denoncuar rastin, se do ta vras, por edhe disa herë e ka ofenduar, pastaj është larguar nga vendi.
Më 17.10 2018 në Njësinë policore Tearcë, P.M. vetë është paraqitur. Në momentin kur është dërguar që të jep deklaratë, ka ardhur F.A. (39) nga fshati Dobrosht, motra e personit e cila e ka denoncuar rastin L.A. për të dorëzuar dokumente të shëndetësisë për lëndimet e L.A.Në momentin kur kanë kaluar pranë njëri tjetrit në koridor, P.M. disa herë e ka goditur F.A.Ai ka qenë i mposhtur nga nëpunësit policorë dhe është mbajtur për procedurë të mëtutjeshme.Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit, thuhet në përgjigjen e policisë!

Teksa P.M kategorikisht i mohon këto, duke treguar se për dhunën e ushtruar ndaj tij ai posedon edhe fakte.

.

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com