Connect with us

SPORT

Valter Zenga, “Spiderman” rikthehet në stol si trajner

Published

on


Aventura e Stefano Vecchi në stolin e Venecias tashmë ka përfunduar. Katër pikët e grumbulluara në gjashtë javët e para të Seria B janë shumë pak për presidentin Tacopina. Një fitore e vetme, një barazimi dhe katër humbje, kanë dërguar në këtë vendim, për të shkarkuar trajnerin.

Por, ajo që e ka precipituar situatën, sipas “Sky Sport”, ka qenë humbja në Perugia. Pa vonesa është vazhduar për ndryshimin e stafit teknik. Për trajnerin e ri, tani mungon vetëm zyrtarizimi. Në stolin e Venecias do të vijë një interist i vjetër: Walter Zenga.

Ish-portieri i njohur i Italisë është i gatshëm ta rinisë karrierën në trajning nga Seria B, pas ndërprerjes së sezonit të kaluar, me Crotone. Trajneri i ri duhet të arrijë sot dhe pritet të drejtojë stërvitjen e parë, në orën 15:00. Pra, “Spiderman” është gati të kthehet në stol.






Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com