Connect with us

LAJME

Vrau me thikë të riun në Fier, dorëzohet në polici 17-vjeçari (EMRI)

Published

on

Sherri mes tre të rinjve pranë gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier përfundoi sot me një viktimë. Dionis Vrenozi mbeti i vdekur pasi, 17-vjeçari Florian G. E goditi me thikë.

Autori i ngjarjes së rëndë u arratis pas krimit dhe qëndroi për rreth 3 orë në arrati përpara se të vetëdorëzohej në Policinë e Fierit.

“Në datën 18.10.2018 rreth orës 16:30 pas një zënke për motive të dobëta mes 2 të rinjve, shtetasi F.G, 17 vjeç, ka qëlluar me thikë shtetasin D.V, 16 vjeç. Si pasojë e plagëve të mara shtetasi D.V ka ndërruar jetë. Pas ngritjes së grupit hetimor, policia identifikoi autorin e dyshuar dhe e shpalli në kërkim. Pas identifikimit dhe shpalljes në kërkim nga policia, dorëzohet në polici autori i dyshuar i plagosjes me thikë në ‘Zog të Zi’”, njofton policia.

Specialistët për Hetimin e Krimit kanë bërë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Neni 76 i Kodit Penal.

18 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com