Connect with us

LAJME

“Xhisiela dhe “Babalja”, Basha dhe Salianji sot në Prokurori

Published

on

Ditën e sotme, pritet të paraqiten në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe deputeti Ervin Saljanji, por për dy çështje të ndryshme.

Basha është thirrur pas procedimit të nisur për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen “ Xhisiela”. PD-ja paditi kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së tij se do ta ndiqte ish-oficerin Nuho këmba-këmbës, ndërsa kreu i grupit të PS-së Taulant Balla paditi Bashën dhe disa deputetë të PD-së për shpifje.

Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Ervin Saljanji është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si person nën hetim për çështjen Babalja. Ai do të pyetet për audio-përgjimin e pretenduar Xhafaj-Babalja por dhe për videon e publikuar prej tij ku pretendohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka ushtruar presion ndaj Fredi Alizotit.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i lajmit

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com