Connect with us

SPORT

Leo Messi, drejt dy dopietave sezonale

Published

on

Leo Messi, përveç përfundimit të sezonit me një dopietë kolektive trofesh (La Liga dhe Kupa e Mbretit me Barcelonën), mund ta bëjë këtë edhe si individ. Kjo, për shkak se është në rrugën e duhur të fitimit të çmimeve “Pichichi” në La Liga dhe “Këpuca e Artë” në Europë. Sulmuesi argjentinas i Barcelonës kryeson renditjen me dy gola mbi egjiptianin Mohamend Salah dhe, po të jetë pak, ai ka dy ndeshje më shumë se ylli i Liverpool për t’i luajtur.

Nëse parashikimet do të plotësohen, Messi do të arrijë “Pichichi” dhe “Këpucën e Artë” të pestë, pasi e ka bërë këtë në sezonet 2009-2010, 2011-2012, 2012-2013 dhe 2016-2017. Messi e dominon garën e “Këpucës së Artë” 2018 me 66 pikë, si rezultat i 33 golave ​​të shënuar në La Liga, gjatë 34 ndeshjeve që ka luajtur. Ndjekës i argjentinasit në këtë drejtim është sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, finalist i Ligës së Kampionëve, me 31 gola të realizuar në 35 ndeshje.

Avantazhi i Messit mbi Salah është se sulmuesi i Barcelonës ka edhe tri ndeshje përpara, për t’i luajtur, ndërsa egjiptiani i Liverpool vetëm një ndeshje. Leo duhet ende të luajë kundër Villarreal, Levante dhe Real Sociedad, ndërsa Salah ka vetëm një duel të mbetur për të ulur perden e sezonit (ndaj Brighton & Hove Albion).

Pjesa tjetër e kandidatëve për “Këp;ucën e Artë”, përveçse kanë më pak gola se Messi, gjithashtu kanë më pak lojra në pritje. Ky është rasti i klasifikimit të të tretit, polakut Robert Lewandowski, i cili ka shënuar 29 gola, por i mbetet vetëm një lojë për të luajtur (ndaj Stuttgart).

Gjithashtu, me 29 gola është sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, i cili ka dy ndeshje përpara (ndaj Crotone dhe Inter), por 4 gola larg nga Messi, situata është shumë e komplikuar për ta arritur argjentinasin.

Kjo është situata aktuale për “Këpucën e Artë” 2018

FutbollistiKlubiGolaPikëJava 36Java 37Java 38
MessiBarça3366VillarrealLevanteReal S.
SalahLiverpool3162Brighton
ImmobileLazio2958CrotoneInter
LewandowskiBayern2958Stuttgart
CavaniPSG2856RennesCaen
IcardiInter2856SassuoloLazio

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com