LAJME
Francë, kapet 1 mln euro drogë me flamurin shqiptar

Rreth 104 kg kanabis dhe 984 gram heroinë të pastër në pronësi të një grupi shqiptarësh raportohet të jetë kapur nga polcia franceze. Mediat vendase raportojnë se kanabisi dyshohet se vinte nga Shqipëria. Lënda narkotike me flamurin shqiptar u zbulua gjatë një aksioni të policisë në një apartament në “42 Avenue Berthelot”, pas 4 muajsh vëzhgimi dhe hetimesh.
Policia mori informacion se në një banesë kryej trafikim i lëndëve narkotike nga shqiptarët, pas arrestimit të një azilkërkuesi, i cili kishte çelësat e banesës dhe iu sekuestruan 10,000 euro të dyshuara si të përfituara nga trafiku i heroinës. Ai u dënua me 3 vite burg.
Trafikantët, duke imagjinuar ndoshta se policia nuk do të kërkonte në të njëjtën adresë dy herë, vazhduan ta përdornin banesen për trafik droge. Por, apartamenti ishte këtë javë skena e një konfiskimi rekord për policinë lokale, me një stok të kanabisit bimor dhe heroine me një vlerë tregu prej një milion euro.
Policia mblodhi informacionin se një apartament në distriktin e shtatë përdorej si një depo nën mbikëqyrjen e një shtetasi shqiptar, raporton media franceze “leprogres”.
14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

- SPORT2 days ago
11 vite vuajtje në transfertat e Anglisë, Van Persi rrëfen makthin dhe çlirimin
- SPORT2 days ago
Kasano “hap thesin”: “Milani ka vetëm një lojtar të mirë. Italia vend racist, talentet kanë çmime absurde”
- LAJME2 days ago
Vlojnë rrjetet sociale, shqiptarët nisin fushatën për gazetarin Ademi
- SPORT2 days ago
Rosi nuk dorëzohet, Solskjaer e thërret në Mançester