KOSOVË
Krasniqi thotë se çështjen e veteranëve nuk mund ta zgjidhë drejtësia

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi , konsideron se çështja e veteranëve të rremë të UÇK-së, nuk mund të zgjidhet nga sistemi i drejtësisë në Kosovë.
Ai ka thënë se zgjidhja e këtij problemi është kryekreje politike e jo gjyqësore.
Sipas tij, zgjedhjen e duhur duhet ta bëjë politika në Kuvendin e Kosovës, duke e kthyer ketë çështje nga fillimi.
Shkrimi i tij i plot, pa ndërhyrje
Lajmi i sotëm që ka të bëjë me çështjen e “veteranëve” me shtyrë të mendoj goxha shumë dhe nuk munda të heshtë. Nuk e kam asnjë arsyeje që të mbrojë ndonjë anëtarë të Komisionit Qeveritar, por kam obligim që të them se kjo çështje nuk mund të zgjidhet me Sistemin e Drejtësisë.
Pse?
Se pari, mendoj se zgjidhja e këtij problemi është kryekreje politike e jo gjyqësore.
Se dyti, drejtësia nuk do t’i arrin dot përgjegjësit kryesor të këtij dëmi e mashtrimi të madh të historisë e të ardhmërisë.
Dhe se treti, po të dënoheshin të gjithë fajtorët, më shumë do t’i kushtonin buxhetit të Kosovës sesa numri mashtrues i “veteranëve”.
Prandaj zgjedhjen e duhur duhet ta bëjë politika në Kuvendin e Kosovës, duke e kthyer ketë çështje nga fillimi.
Shoqëria demokratike nuk duhet të luan me fatin e as një individi, e sidomos atëherë kur përgjegjësit kryesor mbesin të pa prekur!
Dhe krejt në fund, Veteranët e vërtetë, luftëtarët e lirisë ne një situatë të tillë do të duhej të deklaroheshin kundër këtij privilegji që deri të keqpërdorimi është ardhur për hir të votave që i kanë blerë të fuqishmit e politikës dhe të cilët këtij populli ia kanë bërë jetën ferr, përcjell Telegrafi.
.

- LAJME1 day ago
LAJMI I FUNDIT: Zbulohet identiteti i personit që vrau gruan në Austri
- LAJME10 hours ago
Shqiptari nga Saraji që ekzekutoi gruan në Austri, tregon arsyen e çuditshme
- SPORT1 day ago
“Avioni ka fluturuar 6 milje me probleme në motor”, asnjë shenjë për Salën!
- LAJME2 days ago
DW: Gjithçka që duhet të dini për punësimin në Gjermani