LAJME
Plagoset me thikë 18-vjeçari, policia arreston autorin

Një tjetër plagosje me thikë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje. Ngjara e radhës është regjistruar në orën 08:30, të mëngjesit në lagjen “Kushtrimi” Vlorë pranë një lokali. Sipas të dhënave shtetasi Xh.A., 18 vjeç është konfliktuar me bashkëmoshatarin e tij, shtetasin I.S. Sipas policisë sherri mes dy të rinjve ishte për motive banale.
Fillimisht të rinjtë kanë fyer njëri-tjetrin dhe më pas sherri degjeneroi në përleshje fizike. Në këto momente, shtetasi Xh.A., ka qëlluar me thikë kundërshtarin e tij dhe me pas tentoi të largohet. Policia mbërriti me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur arrestimin në kohë të autorit të dyshuar të krimit.
Ndërkohë, i dëmtuari u dërgua me shpejtësi në Spitalin e Vlorës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia pritet ta marrë në pyetje në lidhje me sqarimin e rrethanave të sherrit.
12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

- LAJME2 days ago
Kështu dyshohet se ka dalë autobusi nga rruga ku humbën jetën 14 udhëtarë
- LAJME2 days ago
Shoferi ja çfarë ka deklaruar për aksidentin, detaje nga Prokuroria
- LAJME3 days ago
Këto janë personat e hospitalizuar në Spitalin “8 Shtatori” nga aksidenti i autobusit Durmo
- SPORT1 day ago
Pato i thotë “stop” aventurës kineze, gjen akordin me ish-klubin