Connect with us

KOSOVË

Abrashi: Kjo situatë është fillimi i një krize sociale

Published

on

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, deputeti i LDK-së, Arban Abrashi sot ka vizituar SBASHK-un, ku ka vlerësuar se kërkesat e grevistëve, sikurse edhe paralajmërimet për greva në sektorët tjerë, janë plotësisht kërkesa të drejta dhe të bazuara.

Abrashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kjo situatë kaotike që paraqet fillimin e një krize sociale, vjen si pasojë e vendimeve të padrejta e pa analizuara mirë, me ç’rast është krijuar pabarazi sociale, në Kosovë”.

Postimi i Abrashit:

“Kriza sociale ndryshe nuk është, faturën po e paguan nxënësi, pacienti, qytetari!

Sot vizitova SBASHK-un, dhe vlerësoj që kërkesat e grevisteve sikurse edhe paralajmërimet për greva në sektorët tjerë, janë plotësisht kërkesa të drejta dhe të bazuara. SBASHK, duhet që krahas koeficientëve, të kërkoj edhe kushte më të mira për mësim dhe rezultate më të mira.

Kjo situatë kaotike që paraqet fillimin e një krize sociale, vjen si pasojë e vendimeve të padrejta e pa analizuara mirë, me ç’rast është krijuar pabarazi sociale, në Kosovë. Situata është edhe më serioze për punëtorët në sektorin privat, të cilët fatkeqësisht kanë mbet pa asnjë përkrahje.

Lidhja Demokratike e Kosovës, do të jap kontributin në Kuvendin e Kosovës, në komisionet përkatëse, në mënyrë që padrejtësitë të adresohen dhe përmirësohen aq sa munden”, ka shkruar Abrashi. /Telegrafi/

.

Burimi i lajmit

SHPËRNDAJE ME MIQ!
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Advertisement

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com