Connect with us

KOSOVË

Bahtiri sot dorëzon në Kuvend peticionin për bashkimin e Mitrovicës

Published

on

Kuvendi Komunal i Mitrovicës, pas miratimit të një vendimi në lidhje me inicimin e procedurës për bashkimin e qytetit të Mitrovicës, e cila është refuzuar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), morën vendimin për të iniciuar një peticion për bashkimin e këtij qyteti, kërkesë kjo e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri.

Agim Bahtiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se inicimi i këtij peticioni ka filluar në fund të vitit të kaluar, ku deri më tash sipas tij janë mbledhur 16.594 nënshkrime nga dy komunitetet, shqiptarë dhe serb.

Bahtiri tregoi se sot në orën 9:30, këto nënshkrime do t’i dorëzojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për procedim të mëtejshëm.

“Peticioni ka përfunduar dhe është i gatshëm për t’u proceduar në Kuvendin e Kosovës. Do t’i dërgojë të mërkurën në orën 9:30. Sigurisht që do t’ia dërgojë edhe kryetarit të Republikës së Kosovës dhe kryeministrit. Jam detyruar si kryetar i Mitrovicës të filloj me mbledhjen e Kuvendit dhe pas asaj mbledhje, MAPL-ja e ka pa si jo legjitime. Atëherë jam detyruar që të bëj peticionin për mbi 10 mijë nënshkrime. Janë mbledhur 16.594 nënshkrime, nga serbët dhe shqiptarët”, ka thënë Bahtiri, duke shtuar se beson që deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta votojnë këtë iniciativë të qytetarëve të Mitrovicës.

Ndërsa, analisti Imer Mushkolaj tha se iniciativën e Bahtirit e sheh më shumë si iniciativë për poenë politikë.

Sipas tij, Mitrovica mund të bashkohet vetëm nëse vendoset në dialogun Kosovë-Serbi, i cili është duke u zhvilluar në Bruksel.

“Mitrovica mund të bashkohet vetëm nëse vendoset në dialogun me Serbinë, nëse përnjëmend i hyjnë shkëmbimit të territoreve ose korrigjimit të kufijve siç po e quan presidenti Thaçi edhe në këmbim të dhënies së tri komunave serbe në veri.

Sa i përket nënshkrimeve që i ka mbledh Bahtiri përmes peticioneve, mos të harrojmë që peticione janë nënshkruar dhe asnjëherë nuk është që janë zbatuar.

Kështu që mund të konsiderohet si një iniciativë që më shumë është për poenë politikë se sa përnjëmend që mund të ndodh bashkimi i qytetit. Nuk besoj që institucionet tash do të marrin veprime të tilla kur tash çështja e dialogut është duke u diskutuar”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.

Edhe politologu Musa Preteni, theksoi se iniciativa si e tillë është totalisht populliste. Preteni tha se ka dyshime të bazuara që kjo iniciativë është në funksion të një plani shumë më të madh se kaq.

“Unë konsideroj që iniciativa si e tillë është totalisht populliste dhe kam dyshime të bazuara që është në funksion të një plani shumë më të madh se kaq, i cili nëse gjen realizim si pjesë e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e dhimbshme për qytetarët dhe Kosovën.

Ndarja e Mitrovicës ka qenë e dhimbshme për qytetarët e saj, prandaj edhe bashkimi i qytetit është një ideal që do ta donte secili qytetar i saj, kuptohet nëse ky bashkim do të realizohej në kuptimin e plotë pa qenë pjesë e planeve shumë më të mëdha dhe më të dëmshme për Kosovën”, u shpreh ai.

Ndryshe, vitin e kaluar me vendim unanim të 31 këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, sa ishin gjithsej prezentë në seancën urgjente, u miratua konkluzioni i datës 30 nëntor për inicim të procedurës për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me anë të një peticioni. /Telegrafi/

.

Burimi i lajmit

SHPËRNDAJE ME MIQ!
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Advertisement

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com