Connect with us

KOSOVË

Remi përfundon intervistimin në Hagë: U mora në pyetje si dëshmitar i dyshuar, UÇK-ja më ka mbrojtur mua

Published

on

Ish- komandanti UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi ka përfunduar intervistimin nga Prokurori i Specializuar në Hagë.

Pas marrjes në pyetje për dy ditë rresht në Prokurorinë e Specializuar në Hagë, Rrustem Mustafa-Remi, ka deklaruar se është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar.

“Kam një fjalë. E dini se kam pas shumë pyetje nga gazetarët si do të përfundon intervista me mua pranë Dhomave të Specializuara. Isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar. Ka qenë intervistë e gjatë, sot përpunoi. Pyetjet ishin shumë serioz dhe unë isha shumë serioz. Unë po u them, UÇK-ja më ka mbrojt mua, unë nuk kam pasur nevojë ta mbrojë UÇK-në”, ka theksuar Remi për media, përcjell Telegrafi.

Gjatë intervistimit në Hagë, Rrustem Mustafën e ka shoqëruar avokati i tij, Arianit Koci.

Remi ka filluar të intervistohet sot që prej orës 10:00 në selinë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, kurse edhe dje është intervistuar për më shumë se 7 orë.

Prokuroria Speciale nuk ka dalë ende me asnjë informacion për ish-pjesëtarët UÇK-së që janë ftuar për t’u marrë në pyetje.

Nesër do të fillojë intervistomi i gjeneralit tjetër të UÇK-së, ish-komandantit të Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, i cili sot ka arritur në Hagë. /Telegrafi/

.

Burimi i lajmit

Tact
SHPËRNDAJE ME MIQ!
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR