Connect with us

LAJME

ASHMAA ka publikuar raportin e dytë për mediumet në fushatën zgjedhore

Published

on

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) gjatë ditës së djeshme ka publikuar raportin e dytë për raportimin e mediumeve në fushatën zgjedhore, në të cilin thuhet se mediat kombëtare prej datës 10 deri 19 më tepër janë përqendruar në aktivitetet e kandidatëve për kryetar shtet, ndërsa rrallë nga televizionet rajonale dhe lokale në lajme kanë kushtuar kohë më të rëndësishme për zgjedhjet në përgjithësi, si dhe zakonisht janë përqendruar në zgjedhjet lokale.

Në monitorimin e ASHMAA-së janë përfshirë 32 shërbime programore, një në nivel kombëtar (13 TV dhe 2 radio), si dhe 17 televizione rajonale dhe lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Karakteristikë e mbulimit mediatik në këtë periudhë ishte tentimi më i madh te radiodifuzerët për respektim konsekuent të parimit të barazisë, në pajtim të të cilit sigurohet bilanc të raportimit për aktivitetet edhe të kandidatëve presidencialë dhe për kryetarë. Përjashtim është TV Sitel i cili ka dallime më të mëdha në kohën e dhënë në lajmet, nga ana tjetër për kandidatët presidencialë Pendarovski dhe Siljanovska- Davkova, ndërsa nga ana tjetër për kandidatin Reka”, thuhet në raportin e ASHMAA-së.

Ata konstatojnë se në më shumë media ka pasur emisione të veçanta informative, të realizuara qoftë si debate qoftë si intervista me temë zgjedhjet, ndërsa në disa emisione kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me qëllim që t’i informojnë shikuesit për mënyrën e realizimit të të drejtës së tyre zgjedhore dhe për rrjedhën procesit zgjedhor në përgjithësi.

Disa herë edhe shikuesit kanë pasur mundësi t’i paraqesin qëndrimet e tyre lidhur me zgjedhjet, mediat të cilat emitojnë programe, në të cilat ngjarjet aktuale janë lëndë e diskutimit me shikuesit./Telegrafi/

.

Burimi i lajmit

SHPËRNDAJE ME MIQ!
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Advertisement
1 Comment

1 Comment

  1. Cindirella solution weight loss

    31/07/2019 at 05:46

    434105 233710Theres noticeably a bundle to uncover out about this. I assume you produced certain great points in functions also. 244102

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com