Connect with us

LAJME

Gjorçev në Xhaminë e Lubinit në Saraj

Published

on

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, para namazit të Xhumasë, ka qenë mysafirë në Xhamin e fshatit Lubin, të Komunës Saraj, njofton gazeta KOHA. Kjo vizitë konsiderohet si pjesë e fushatës së zgjedhjeve presidenciale, pasi që Gjorçev është parë edhe në vendbanime tjera.

Ai në xhaminë e Lubinit ka takuar, xhematin e kësaj xhamie, ndërsa gjatë gjithë kohës ka qenë i shoqëruar edhe nga imami i Xhamisë, Rizvan Babaçiq.

Ndryshe, Vllatko Gjorçev, ishte deputeti që më së shumti kontriboi në qetësimin e situatës gjatë trazirave të 27 Prillit, ndërsa nga faktori ndërkombëtar shihet si një figur politike, progresive evropiane. (koha.mk)

Burimi i lajmit

Tact
SHPËRNDAJE ME MIQ!
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR