Connect with us

LAJME

Gruaja bie kati i dytë, në gjendje të rëndë në spital

Published

on

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Beratit ku një grua ka pqërfunduar në spital pasi ka rënë nga kati i dytë I banesës së saj private.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Poshnjë në Urë Vajgurore, ndërsa e dëmtuara është identifikuar si Zamira Xhaxhaj 45 vjeçe.

Kanë qenë fqinjët e 45 vjecares ata që e kanë parë gruan pa ndjenja në oborr dhe më pas knë shkuar menjëherë për ti dhënë ndihmën e parë dhe kanë njoftuar policinë.

Zamira Xhaxhaj, nëna e dy fëmijëve, 10 dhe 13 vjeç është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku gjendja e saj paraqitet e rëndë, pasi ka marrë dëmtime në shtyllën kurrizore dhe po trajtohet intensivisht.

Në vendngjarje kanë shkuar inspektorë të policisë, të cilët po marrin në pyetje të gjithë ata banorë të fshatit, që kanë dijeni rreth ngjarjes.

Ende nuk bëhen zyrtarisht të ditura nga policia shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, ashtu sikurse nuk konfirmohet as fakti nëse gruaja është hedhur vetë apo ka rënë aksidentalisht apo nëse e kanë shtyrë nga ballkoni.

Burimi i lajmit

Tact
SHPËRNDAJE ME MIQ!
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR